Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me nismën “Radioja dhe Paqja” festojmë Ditën Botërore të Radios

Foto: Ani Petrova

Dita Botërore e Radios festohet më 13 shkurt për të 12-tën herë radhazi me iniciativën e UNESCO-s. Në vitin 2023, festa është nën titullin "Radioja dhe Paqja". Me aftësinë unike për të arritur audiencën më të gjerë, radioja formon ndjenjën e komunitetit dhe diversitetit, një arenë ku të gjithë zërat prezantohen dhe dëgjohen. Prandaj, në Ditën Botërore të Radios, UNESCO thekson rolin e radios së pavarur si një shtyllë e parandalimit të konflikteve. Meqenëse luftërat fillojnë në mendjet e njerëzve, mbrojtja e paqes duhet të ndërtohet pikërisht në mendjet e njerëzve. Kjo është arsyeja se pse mbështetja për radion e pavarur është një pjesë integrale e paqes dhe stabilitetit, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më pak aksidente rrugore në Sofje, këmbësorët – pjesëmarrës të rrezikshëm në trafik

Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..

botuar më 25-04-11 10.09.PD

Mirëpresim anijen "Shën Kirili dhe Metodi" me eksploruesit bullgarë të Antarktidës

Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..

rinovuar më 25-04-11 9.21.PD

Bora dhe erërat e forta uragane ndërprenë energjinë elektrike në mbi 100 fshatra në Bullgarinë Verilindore

Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..

botuar më 25-04-11 9.11.PD