36% e njerëzve në botë do të emigronin menjëherë nëse u jepej mundësia. Bëhet fjalë kryesisht për të rinj nën 34 vjeç, në një situatë të vështirë ekonomike dhe me mundësi të kufizuara për udhëtim falas. Këto janë rezultatet e një sondazhi ndërkombëtar të opinionit publik të kryer nga asociacioni “Gallup International” në 57 vende të botës në periudhën gusht-tetor 2022. Është kurioze që prosperiteti ekonomik i vendit të caktuar, dhe jo mirëqenia personale, ka ndikim më të madh në dëshirën për të emigruar të të pyeturve. 62% e të anketuarve në vendet me të ardhura më të ulëta kanë dëshirë të emigrojnë. Në vendet e qëndrueshme ekonomike, përqindja është vetëm 32.
Rezultatet tregojnë se “identiteti kulturor i fortë është faktori më i fuqishëm” për të qëndruar në atdhe, komentoi sociologu Kënço Stojçev.
Ku jemi ne?
Vetëm një e katërta e bullgarëve të anketuar deklarojnë një dëshirë të qartë për të emigruar. 67 për qind përgjigjen se preferojnë të qëndrojnë në vendlindje dhe 8 për qind nuk mund të vendosin. Ky rezultat na rendit më pranë vendeve si Spanja (27% që janë gati për të emigruar), Holanda (29%), Suedia (23%) dhe Austria (23%). Për krahasim, dëshira për migrim tek fqinjët tanë është dukshëm më e lartë - në Greqi përqindja është 40%, në Rumani - 38%, dhe në Maqedoninë e Veriut - 42%.
Këto rezultate konfirmojnë ndryshimin e qëndrimeve të migracionit në Bullgari në vitet e fundit, përkatësisht - dëshirën për lëvizshmëri, udhëtime jashtë vendit për qëllime arsimimi, zhvillimi, kualifikimi dhe jo aq migrimi si një vendim i rëndësishëm për jetën. Jeta jashtë vendit vazhdon të jetë tërheqëse për bullgarët, por kur ajo kufizohet me afate konkrete kohore.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..