17 drerë të kuq (Cervus elaphus) dhe 96 drerëugar (Dama dama) janë zhvendosur në Rodopet Lindore këtë dimër, raporton fondacioni “Rodopet e Egra”. Kafshët janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe nuk do të gjuhen në 5 vitet e ardhshme. Me to, numri i përgjithshëm i drerëve të rinj të të dy llojeve të lëshuara në male në dhjetë vitet e fundit i kalon 650. Kjo është rifutja më e madhe e drerëve në Bullgari.
“Qëllimi ynë është të rivendosim dy nga tre llojet e drerëve që gjenden në Bullgari, në të gjithë Rodopet Lindore”, shpjegon Stefan Avramov, ekspert në “Rodopet e Egra”. Deri në fund të shkurtit të këtij viti, në zonë do të zhvendosen edhe 35 drerë të kuq, diversiteti biologjik i të cilëve është ndër më të ruajturit në Evropë.
Dreri i kuq dhe dreri ugar ishin të përhapur në të kaluarën në trojet bullgare. Dreri ugar është paraqitur në sende të ndryshme bizhuterish nga epoka thrakase dhe mbetjet e eshtrave të tij janë gjetur pothuajse në të gjitha vendbanimet prehistorike bullgare. Supozohet se ai u shfaros nga njeriu në mesjetën e hershme, dhe në fillim të shekullit të kaluar filloi restaurimi i specieve në Bullgari.
Dreri është një objekt interesant për turistët, alpinistët dhe fotografët për të vëzhguar dhe fotografuar, dhe sipas ekologëve, rritja e popullsisë së tyre do të ndihmojë në vendosjen e zonës si një destinacion turistik i preferuar gjatë gjithë vitit.
Qëllimi përfundimtar i ekipit të fondacionit “Rodopet e Egra” është që të ketë të paktën 50 drerë të kuq dhe 300 drerë ugar në Rodopet Lindore pas pesë vjetësh.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Fondacioni “Rodopet e Egra”
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..