Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një robot bullgar në shtëpi ndihmon në rehabilitimin pas lëndimeve të rënda

Снимки: karollknowledge.bg, re4life.eu

Një bullgar ka krijuar një robot shtëpiak që do të ndihmojë pacientët që kanë pësuar një goditje në tru apo ndonjë aksident. Shpikja është vepër e inxhinierit Petko Stoev, doktorant në seksionin “Sisteme Fizike-Kibernetike në Institutin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në Akademinë Bullgare të Shkencave. Ai është gjithashtu themelues i një kompanie start-up me objekt veprimtarie krijimin dhe gjenerimin e zgjidhjeve dhe produkteve kibernetike-fizike të teknologjisë së lartë që përmirësojnë cilësinë e jetës së njerëzve. Së fundmi, shkencëtari i ri fitoi çmimin "Sipërmarrësi në shkencë" të fondacionit “Karol Dituria” për shpikjen e tij të fundit.


Ëndrra e fëmijërisë së Petko Stoev ishte të bëhej inxhinier robotik, duke krijuar produkte që zgjidhin lloje të ndryshme problemesh. Ideja për të zhvilluar një krah robotik erdhi pasi një miku i tij i ngushtë pati një aksident të rëndë dhe kishte nevojë për procedura rehabilituese.

Roboti është një ekzoskelet - një pajisje që i vendoset pacientit dhe e ndihmon atë të shërohet në bazë të lëvizjeve dhe procedurave të rehabilitimit. Krahu robotik kryen të gjithë gamën e lëvizjeve natyrale të krahut, duke mundësuar rehabilitimin në distancë. Cilat janë avantazhet e zhvillimit të ri kibernetik bullgar, e mësojmë nga vetë Petko Stoev në një bisedë me Aleksandër Rajçevin nga programi "Hristo Botev" i BNR-së:

“Risia më e rëndësishme është se me këtë robot, pacientët dhe njerëzit që kanë nevojë për rehabilitim, qoftë pas një goditjeje në tru apo pas aksidenteve të rënda me gjymtyrë të thyer, do të mund të shërohen plotësisht në shtëpi ose në kushte komode për ta, në një kohë të përshtatshme për ta –  thotë Stoev. – Ky është rehabilitim kudo dhe në çdo kohë. Kur ia japin këtë robot pacientit për përdorim në shtëpi, mjekët do të mund të programojnë në mënyrë autonome, me anë të një kompjuteri, parametrat e programeve të kontrollit dhe nëpërmjet kësaj lidhjeje në distancë, pacientët do të mund të rehabilitohen në shtëpi”.

Shpikja bullgare do të lehtësojë edhe procesin lidhur me monitorimin e vazhdueshëm të pacientit nga profesionisti mjekësor. Sistemi do të regjistrojë të dhëna nga procedurat e kryera dhe do të dërgojë raporte për progresin e çdo pacienti. Dhe një avantazh tjetër - një mjek do të jetë në gjendje të kontrollojë nga distanca pesë ose gjashtë robotë në të njëjtën kohë dhe do t'i monitorojë ata në kohë reale.

“Kështu, në një njësi kohore, në vend që të trajtojë dhe rehabilitojë një pacient, mjeku do të jetë në gjendje të rehabilitojë shumë pacientë. Roboti ynë ofron zgjidhje të disa çështjeve, si kapaciteti i kufizuar i klinikave spitalore, përveç kësaj ai eliminon problemin me oraret”, thotë inxhinieri Petko Stoev.

Zhvillimi kibernetik u shoqërua me një anketë në mesin e ekspertëve mjekësorë në vend, dhe mbi 90% prej tyre dhanë mendim pozitiv se kjo do të lehtësojë punën e tyre dhe do të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve profesionale te rehabilituesit, tha Stoev. Shpikësi i ri shton se aktualisht është duke u zhvilluar procesi i patentimit dhe certifikimit të pajisjes. Roboti tashmë është duke u vendosur për testime klinike dhe i është nënshtruar vërtetimit në një laborator.

Shikoni më shumë:

Autor: Veneta Nikollova (në bazë të një interviste me Aleksandër Rajçev nga programi "Hristo Botev" i BNR-së)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: karollknowledge.bg, re4life.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD