Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fillim i suksesshëm i ekspozitës së parë të Sofjes "Arsimi në Spanjë"

Jordi Marin: Jemi të befasuar këndshëm nga niveli i lartë akademik dhe zotërimi i spanjishtes dhe anglishtes këtu

Foto: BGNES

Edicioni i parë i ekspozitës “Arsimi në Spanjë” përfundoi me sukses për të dy vendet. Aktiviteti u organizua nga departamenti "Edukimi" në Ambasadën e Spanjës në Sofje, Zyra Spanjolle për Ndërkombëtarizimin e Arsimit (SEPIE), me mbështetjen e Ministrisë Bullgare të Arsimit dhe Shkencës dhe të Bashkisë së Sofjes. Në forum morën pjesë 10 universitete nga Spanja, të cilët prezantuan programet e tyre arsimore për studentët e ardhshëm dhe i njohën ata me kushtet për t'u regjistruar dhe jetuar në rajonet përkatëse të Spanjës. Takime u mbajtën edhe ndërmjet nëntë universiteteve bullgare dhe qendrave spanjolle të arsimit të lartë, qëllimi i të cilave ishte përgatitja e rrugës për bashkëpunim të mëtejshëm dhe nënshkrimin e marrëveshjeve.

Një nga pjesëmarrësit më aktivë në ekspozitë ishte Jordi Marin, këshilltar teknik në SEPIE përgjegjës për Evropën, Kanadanë dhe Oqeaninë. Për Radio Bullgarinë, zoti Marin tregoi për takimet me universitetet bullgare dhe përshtypjet e tij nga nxënësit bullgarë:

Jordi Marin

Morën pjesë 10 universitete spanjolle dhe 9 bullgare, ende nuk kemi marrëveshje zyrtare, por takimi ishte shumë i frytshëm për të dyja palët. Pala bullgare shprehu dëshirën për ngjarje të ngjashme më të shpeshta, në të cilat mund të negociohen marrëveshjet e ardhshme të bashkëpunimit. Më befasoi shumë këndshëm niveli i lartë akademik këtu, si dhe niveli i mirë i zotërimit jo vetëm të gjuhës spanjolle, por edhe të anglishtes, gjë që e bën shumë të lehtë komunikimin. Nxënësit treguan shumë interes për shkencën dhe teknologjinë. Unë do të thosha se ata janë njëlloj të interesuar për shkencat humane dhe shkencat ekzakte. Ata gjithashtu pyetën për mjekësinë veterinare, mjekësinë njerëzore, psikologjinë, të drejtën ndërkombëtare, filologjinë spanjolle, përkthimin, inxhinierinë e hapësirës ajrore.

Erdha në Bullgari me pritshmëri shumë të mira, të cilat u konfirmuan dhe madje u tejkaluan”, tha Francisco Fermín Mallén, drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në “Jaume I”, në Castelló de la Plana.

“U befasova këndshëm nga ajo që pashë në Bullgari. Vizituam disa shkolla gjuhësore, ku takova nxënës, të cilët na dëgjuan dhe u interesuan për risitë që u prezantuam. Nuk e prisja që të shtunën në ekspozitë të na vizitonin kaq shumë njerëz. Më duhet të them se interesi i tejkaloi pritshmëritë e mia. Na pyesin për vendndodhjen, arsimin që ofrojmë, koston e jetesës në Spanjë, bursat. Pas bisedimeve që mbajtëm me universitetet, do të fillojmë me kryesoren – lëvizshmërinë e studentëve dhe të mësuesve. Kemi gjetur gjuhën e përbashkët me shumë universitete dhe shpresoj që së shpejti të ketë kontrata që të përparojmë së bashku. Në Spanjë punoj edhe si mësues, kam mësuar bullgarë dhe përshtypjet e mira u vërtetuan edhe këtu”.

"Universiteti i Las Palmas de Gran Canaria tashmë ofron bursa për studentët bullgarë dhe një gamë të gjerë të specialiteteve," tha Dr. Jin Taira, zëvendësrektor përgjegjës për ndërkombëtarizimin dhe lëvizshmërinë në universitet:

Dr. Jin Taira

“Përshtypja ime e parë është madhështore. Pashë shumë studentë të edukuar me një dëshirë të madhe për të mësuar. Gjuha nuk do të jetë pengesë për studimet e tyre. Nuk dihet nëse do të qëndrojnë në Spanjë, por tek ata shoh dëshirën për të kontribuar diçka të re për atdheun e tyre. Ishte kënaqësi të bisedoja me ta dhe t'u tregoja mënyrën e mundshme për të studiuar në Spanjë. Ata shfaqën interes për të drejtën, arkitekturën, psikologjinë, sa kushton arsimi dhe jetesa në Ishujt Kanarie dhe nëse ka një konvikt. Tek ne shkollimi nuk është i shtrenjtë, sepse universiteti është shtetëror dhe kushton rreth 1000 euro. Sa i përket kostos së jetesës, ajo është shumë e ngjashme me pjesën tjetër të Spanjës. Qyteti i Las Palmas është një nga nëntë qytetet më të mëdha në Spanjë dhe çmimet janë normale”.

Maria-Ioana Dimitrova është 19 vjeçe, tashmë studion për juridik në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, ndërsa në këtë aktivitet mori pjesë edhe si koordinatore. Ndonëse do ta përfundojë arsimin në Bullgari, ajo ka në plan të përmirësojë njohuritë e saj edhe në Spanjë.

“Spanja është shumë e bukur për të mos më tërhequr mua. Në të ardhmen, kam në plan të udhëtoj në Spanjë me një program Erasmus nga Universiteti i Sofjes, ose të kryej një master atje në degën e administrimit të biznesit ose në drejtësi. Ajo që i tërheq të rinjtë është jeta në Spanjë, bukuria dhe përditshmëria atje dhe nga këndvështrimi i universiteteve bën përshtypje se studentët e ardhshëm po kërkojnë më shumë specialitetet humanitare”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD