Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maqedonia e Veriut bëri thirrje për kremtim paqësor të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit

Foto: BGNES, arkiv

Ministrat e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, si dhe sindikata e policisë në vend, kërkuan kremtimin paqësor të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit Goce Dellçev. Në apelin e tij, Osmani theksoi se çdo qytetar i Bullgarisë dhe i çdo shteti tjetër është i mirëpritur në Maqedoninë e Veriut dhe se “të gjithë duhet ta trajtojnë vendin dhe popullin maqedonas me respekt”. “Ne jemi një vend me perspektivë evropiane. Me traditat tona të dialogut ndëretnik, kohezionit dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve bilaterale, jemi shembull në botë. Të mos lejojmë që provokatorët të na e vjedhin të ardhmen evropiane”, tha Osmani.

Kujtojmë se në lidhje me garantimin e sigurisë gjatë festimit për vizitë në Shkup ditë më parë, ishte edhe ministri bullgar i punëve të brendshme Ivan Demerxhiev.

Shkupi do të marrë masa që të mos ketë incidente gjatë kremtimit të revolucionarit Goce Dellçevit


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 16 prillin

Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës në rajonet lindore do të ketë ende vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga..

botuar më 25-04-15 7.40.MD

DPS-DPS vendos nëse do të vazhdojë të mbështesë qeverinë

Udhëheqja operative e DPS-DPS u mblodh për të vendosur nëse do të vazhdonte mbështetjen e saj për qeverinë. Kjo ndodh një ditë para diskutimit të votës së dytë të mosbesimit ndaj kabinetit Zheljazkov mbi temën e korrupsionit. Para takimit, deputetja..

botuar më 25-04-15 6.48.MD
Sheshi i Centralit

Bullgaria hoqi dorë nga shitja e reaktorëve të Centralit Atomik “Belene”

Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi..

botuar më 25-04-15 3.37.MD