Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 3 shkurtin 2023

Ditë me vranësi të ndryshueshme dhe temperatura të larta

Foto: Radio Vidin

Gjatë natës vende-vende do të ketë reshje kryesisht nga bora, më të theksuara në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet, por nga veriu vranësirat do të fillojnë të ulen. Era veriperëndimore do të dobësohet.

Të premten vetëm në mëngjes do të ketë reshje bore kryesisht në zonat malore. Retë do të jenë të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare përkohësisht edhe e fortë nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 4°.

zonat malore do të ketë vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e fortë dhe me stuhi nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth minus 1°, në 2000 m - rreth minus 8°.

Mbi Detin e Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Pas mesditës retë do të shpërndahen dhe do të ketë edhe diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë 7°-9°, kurse uji i detit 6°-8°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 pikë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka gjasa që nyja gordiane në Parlament të pritet

GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..

botuar më 24-11-29 12.21.MD
Ilijana Jotova

Ilijana Jotova: “Varet nga partitë politike nëse parlamenti do të ketë jetë”

Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..

botuar më 24-11-29 11.24.PD
Ivajllo Mirçev

Ivajlo Mirçev: “Ne dukemi qesharakë në sytë e njerëzve”

Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..

botuar më 24-11-29 11.04.PD