Në një bisedë telefonike kryeministri në detyrë Gëllëb Donev diskutoi me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për nevojën e festimit paqësor dhe pa probleme të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev më 4 shkurt. Lidhur me këtë të hënën ministri i punëve të brendshme Ivan Demerxhiev dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare Pllamen Tonçev do të takohen me kolegët e tyre në Shkup për të përcaktuar veprimet e përbashkëta. Dy kryeministrat diskutuan edhe përfitimet e bashkëpunimit më të thellë në fushën e sigurisë, veçanërisht në rastet e veprave kriminale dhe kërcënimeve ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare. Gëllëb Donev kujtoi pritshmërinë e vendit tonë që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë veprime për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes dhe krimeve, si dhe për respektimin e të drejtave të bullgarëve maqedonas.
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..