Deri më 26 mars, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit kanë mundësinë të shohin ekspozitën "Bota e përrallave të Ljuben Zidarovit". Mikpritësi i saj është Galeria kombëtare “Kuadrat 500”, dhe ekspozita përfshin dhjetë ilustrime të artistit të njohur, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare në fillim të vitit 2023.
Sipas Dr. Tanja Staneva, kuratore në Galerinë Kombëtare të Arteve, kureshtja e Ljuben Zidarovit për realitetin përreth, dëshira e palodhshme për punë dhe imagjinata e pasur janë të ngulitura në ilustrimet, të cilat janë një vazhdimësi e natyrshme e tekstit në libra. Tanja Staneva gjithashtu thekson se pothuajse për çdo ribotim të një libri me ilustrimet e tij, artisti i zhvillon më tej dhe i bën vizatimet e tij më të gjalla.
Që kur ishte student, Zidarov vizatonte ilustrime për botime të ndryshme për fëmijë. Në periudhën 1967-1970 ishte piktori kryesor i shtëpisë botuese "Narodna Mladezh". Ndër ilustrimet e tij më të njohura janë ato për "Përrallat e Sheherazades", "Ishulli i thesarit", "Përralla" të Hans Christian Andersen" dhe "Tom Sawyer" nga Mark Twain.
Për kontributin e tij në artin pamor bullgar, Ljuben Zidarov është vlerësuar me një sërë çmimesh, duke përfshirë atë të Unionit të Artistëve Bullgarë për ilustrim /1976/, Urdhri i "Shenjtorëve Kirili dhe Metodi” – Shkalla e parë, nga viti 1963, çmimi “Shekulli i Artë” i Ministrisë së Kulturës në vitin 2016 e të tjera.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...