Ministri i jashtëm Nikollaj Millkov raportoi për politikën e jashtme të qeverisë së përkohshme. Prioriteti i parë ishte organizimi i zgjedhjeve më 2 tetor. Ato u zhvilluan në mënyrë të qetë, pa ankesa, në 755 qendra votimi, në 62 vende dhe 178 000 bullgarë votuan jashtë vendit. Do të jetë gjithnjë e më e vështirë organizimi i zgjedhjeve jashtë vendit dhe ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor do ta komplikojnë edhe më shumë procesin më 2 prill, tha Millkov.
Lufta në Ukrainë ishte një temë për të cilën ne mbetëm një lidhje e fortë në NATO, i dhamë ndihmë Kievit dhe u udhëhoqëm nga e drejta ndërkombëtare.
Vazhduam përpjekjet për të përmbushur marrëveshjet me Shkupin dhe për të reduktuar përshkallëzimin e tensionit, duke mbrojtur interesat dhe të drejtat e të gjithë bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, njoftoi ministri i jashtëm në detyrë duke shtuar se Bullgaria kurrë nuk ka qenë aq afër Shengenit sa sot.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..