Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një studim i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) raportoi:

Brenda një viti, inflacioni i afroi çmimet në Bullgari me çmimet mesatare evropiane

Megjithatë, të ardhurat tona mbeten paradoksalisht të ulëta

Foto: pixabay

Shpenzimet e familjeve bullgare janë rritur në mënyrë dramatike. Në një vit, shuma e mirëmbajtjes për një familje 3 anëtarësh është rritur me 366 leva dhe të ardhurat mujore neto të nevojshme arrijnë në 2432 leva. Tani, krahasuar me vitin 2021, nevojiten 203 leva më shumë për mirëmbajtjen e një familjeje me një pjesëtar. Njëriu duhet të fitojë një minimum prej 1351 leva për shpenzime të tilla si ushqimi, strehimi, arsimi, kujdesi shëndetësor, veshmbathja, transporti, argëtimi dhe pushimet. Kjo është sipas një analize të çmimeve të konsumit dhe pagës së jetesës për tremujorin e katërt të 2022, të paraqitur nga Instituti për Studime Sociale dhe SindikaleiKNSB-së. Të dhënat tregojnë se për shkak të thellimit të inflacionit, dhe në rastin e mallrave esenciale, të ardhurat e punëtorëve në të gjithë sektorët në vend kanë mbetur prapa, por më e habitshme është prapambetja në rritjen e pagës minimale, e cila u bë 780 leva nga 1 janari. Kjo dënon qindra familje të jetojnënë varfëri dhe privim, përfundojnë ekspertët e KNSB-së.

“Pretendimi se pagat janë të ulëta në vendin tonë për shkak se çmimet janë më të lira nuk është i vërtetë, sepse njerëzit që punojnë për pagën minimale konsumojnë vetëm ushqimet bazë dhe për ta rritja e çmimeve është më e dukshme” - thotë Ljuboslav Kostov, drejtor i Institutit për Studime Sociale dhe Sindikale të KNSB-së:

“Për shembull, çmimi i vezëve këtu është rritur mesatarisht me 65%, krahasuar me 30% në BE. Djathrat e kanë rritur çmimin me 38%, kurse rritja mesatare në BE është 26%, d.m.th. të gjitha mallrat bazë në Bullgari janë rritur mesatarisht me gati 2 herë më shumë në krahasim me atë të raportuar në BE. Trendi ynë i rritjes së çmimeve është më i larti nga të gjithë vendet e tjera, qësupozon një thellim të tendencës sërritjessë pabarazisë”.

Sipas ekspertit, në Bullgari çmimet e mallrave më të nevojshme për ushqim janë shumë afër, pothuajse të barabarta, me ato në Gjermani dhe Kroaci, dhe të ardhurat këtu janë shumë herë më të ulëta dhe në disa degë janë tmerrësisht të ulëta. Hulumtimi i KNSB-së për fuqinë reale blerëse në vendin tonë tregon se në Bullgari ka varfërim në të gjithë sektorët, por në sektorin publik humbja e fuqisë blerëse është më e madhe.

Presidenti i KNSB-së, Pllamen Dimitrov, e sheh si një mangësi të madhe mospranimin e buxhetit të rregullt shtetëror për vitin 2023. “Ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik për momentin në vend, por sa më shpejt duhet të hartohet dhe miratohet një buxhet i ri shtetëror pas zgjedhjeve dhe të punohet për rritjen e të ardhurave”, -tha Pllamen Dimitrov për Radio Bullgarinë.

“Rreth 40% e rritjes së inflacionit në vendin tonë vjen nga dy drejtime, njëri është rritja spekulative e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve që nuk kontrollohen nga organet tona rregullatore. Nuk është lajm i ri për askënd që rregullimi i tregut tonë është shumë i dobët. Është koha që dy rregullatorët shtetërorë të hyjnë fuqishëm në treg për të frenuar këtë spekulim. Arsyeja e dytë e rritjes së çmimeve është përpjekja e të gjithë prodhuesve bullgarë, veçanërisht atyretë produkteve ushqimore, për të përfshirë sa më shumë të jetë e mundur në çmimin e tregut kostotmbi energjinë elektrike dhe të gjitha kostot e tjera të rritura për prodhuesin. Të gjitha këtyre iu shtohet edhe kjo se konsumatori po kompenson 100% koston e prodhimit mbi faktorët e tjerë, plus spekulimet, dhe kjo është ajo që e shtyn këtë rritje prej 26 përqind të produkteve ushqimore, e cila është e paprecedentë. Nuk ka rritje tjetër të ngjashme të çmimeve në një shtet anëtar dhe me të ardhura disa herë më të ulëta se mesatarja e BE-së. Paradoksi është se çmimet tona janë të njëjta ose të përafërta me ato evropiane dhe të ardhurat tona janë 4-5 herë më të ulëta. Nuk ka zgjidhje tjetër – nevojitet një ndryshim. Inflacioni dhe ndjenja e varfërisë tek punëtorët bullgarë është shumë e dukshme për momentin. Tani njerëzit janë bërë të padurueshëm dhe priten greva masive”, - tha presidenti i KNSB-së.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD
Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD