Rregullatori i energjisë nuk do të rrisë koston e energjisë termike. Çmimi me të cilin Bulgargaz do të shesë gazin natyror pritet të jetë nën 65 euro për një megavat orë në shkurt, tha Ivan Ivanov, kryetar i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit.
Pas një mbledhjeje të hapur të komisionit, ai tha: “Qytetarët bullgarë që e përdorin ngrohjen qendrore duhet të qetësohen se deri në fund të sezonit të ngrohjes nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë termike”. Çmimi i gazit natyror në shkurt do të jetë rreth 30% më i ulët në krahasim me janarin, që është një lajm i mirë edhe për industrinë, komentoi Ivanov dhe shprehu shpresën se trendi për çmime të ulëta të karburantit blu do të vazhdojë deri në fund të vitit.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..