Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian po e padit Bullgarinë për shkak të masave të pashpallura për burimet e rinovueshme

Foto: ЕPA/BGNES

Komisioni Evropian ka njoftuar se do të ngrejë padi kundër Bullgarisë dhe Sllovakisë në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së për vendosjen e gjobave sepse nuk kanë futur në legjislacionin e tyre kombëtar rregullat evropiane për energjinë nga burimet e rinovueshme.

Vendet e BE-së kishin afat deri më 30 qershor 2021 për të zbatuar rregullat. Bullgaria dhe Sllovakia deri më tani nuk kanë njoftuar asnjë masë për ndryshimin e legjislacionit. Komisioni tashmë ka ndërmarrë procedime penale kundër 27 vendeve të BE-së për mos raportim të masave.

Rregullat e miratuara në 2018 vendosin një objektiv të detyrueshëm që të paktën 32% e energjisë të prodhohet nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030. Sipas Eurostat, në vitin 2020, Bullgaria prodhon 22% të energjisë së saj të përdorur nga burimet e rinovueshme dhe ka përmbushur nivelin e ndërmjetëm të kërkuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD