Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sulm i ri masiv ajror rus kundër Ukrainës

Foto: unuan.net

Mbi ¾ e territorit të Ukrainës, u vendos një kod i kuq i rrezikut ajror. Ukrainasit u paralajmëruan të marrin parasysh sinjalet e alarmeve dhe të shkojnë në vendet për fshehje menjëherë për shkak të sulmeve ruse. Rryma elektrike u ndërpre në shumë vende. Gjatë natës, u rrëzuan 25 dronë të lëshuar nga bregu rus i Detit Azov, 15 prej të cilëve u rrëzuan aksidentalisht mbi Kievin. Raportohet se tri raketa u rrëzuan mbi Nikollaev.  Nga ajri aviacioni strategjik rus realizon goditje nga rajoni i Detit Kaspik. Anijet ruse me raketa “Kalibër” në Detin e Zi janë gjithashtu gati për të goditur, njoftoi Natalija Gumenjuk, zëdhënëse e Komandës Operative Jugore.

Në portin e Hersonit, dy anije turke, të bllokuara atje që nga fillimi i luftës, u goditën nga raketa dhe u dogjën, raporton Reuters.

Rusia po rrit presionin në betejën për Bahmut dhe Ugledar në rajonin e Doneckut, tha zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Anna Maljar. Kiev pranoi se tërhoqi njësitë e tij nga Soledar në pozicionet e përgatitura prapa qytetit. Sipas palës ukrainase, Soledar, ndryshe nga Bahmut, nuk mund të mbrohet më për shkak të shkatërrimit të plotë të qytetit nga artileria ruse, e cila ka epërsi zjarri.

Frank Saint-John, drejtor ekzekutiv i kompanisë prodhuese të avionëve F-16, tha se Lokheed Martin është gati të sigurojë avionët e saj në vendet evropiane, të cilat në këmbim dërgojnë avionët e tyre të vjetër sovjetikë në Ukrainë. Kompania nuk është e përfshirë në negociatat e drejtpërdrejta operative për rieksportin, por është e gatshme të rrisë prodhimin e saj për të siguruar kontratën, tha Saint-John, cituar nga “Financiale Times”. Sipas botimit, Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë kërkesën e Kievit për F-16 sepse ka frikë se mund të përdoren për të goditur territorin rus.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galin Cokov

Ministri i Arsimit Galin Cokov u uroi nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve për Vitin e Ri Shkollor

Me rastin e ditës së parë të shkollës, ushtruesi i detyrës së ministrit të arsimit dhe shkencës, Prof. Galin Cokov, iu drejtua drejtorëve, arsimtarëve dhe specialistëve pedagogjikë në institucionet arsimore, nxënësve të klasës së parë dhe nxënësve dhe..

botuar më 24-09-16 11.26.PD

Në Bullgari fillon viti i ri shkollor

Në 396 shkolla të së dielës të regjistruara për vitin e ri shkollor 2024/2025 në 43 shtete në 6 kontinente do të mësojnë mbi 32 000 fëmijë bullgarë. Më shumë se 2000 mësues do t'u japin prapë njohuri bashkatdhetarëve tanë të rinj - jo vetëm për..

botuar më 24-09-16 9.36.PD

Për sa i përket konsumit të bukës, Bullgaria është e dyta në botë

Në renditjen botërore të konsumit të bukës, Bullgaria zë vendin e dytë, dhe Turqia është në vendin e parë, njoftoi BNT duke cituar faqen turke të lajmeve "Jenigyn". Sipas statistikave të cituara nga botimi, në Turqi një person ha afro 200 kg bukë në..

botuar më 24-09-15 7.05.PD