Formacionet e përfaqësuara në parlament tashmë po përgatiten të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin e 49-të më 2 prill dhe të demonstrojnë optimizëm për rezultatet e tyre të ardhshme.
"Ne do të kërkojmë dimensionet lokale të problemeve dhe mundësive. Do të kërkojmë një formulë politike që do të çojë në formimin e shumicës qeverisëse në parlament", tha Tomisllav Donçev, nënkryetar i GERB. Prioritet për partinë do të jetë edhe reforma në drejtësi.
Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Asen Vasilev po zhvillon negociata për partneritet me "Bullgarinë Demokratike" me kusht që ai të forcohet me një marrëveshje me shkrim. "Ne po punojmë në mënyrë aktive me “Bullgarinë Demokratike, që të bëhet bashkimi me ta, por edhe me të gjitha organizatat dhe partitë e tjera civile me të cilat kemi një vizion të përbashkët për Bullgarinë," shpjegoi Vasilev.
"Do të formojmë konfigurime parazgjedhore dhe paszgjedhore që do t'u japin qytetarëve bullgar një opsion të qartë për të votuar për një qeveri demokratike dhe reformiste", siguroi Hristo Ivanov nga “Bullgaria Demokratike”.
Atdhetarët e “Vëzrazhdane” me lider Kostadin Kostadinov janë plot ambicie për t’u kthyer nga forca e katërt në forcën e parë politike.
“Ne po e vazhdojmë politikën tonë. E mbështesim përfundimin e projektit të centralit aromik "Belene" dhe zgjerimin e centralit atomik “Kozloduj”, tha Rumen Geçev nga Partia Socialiste Bullgare (BSP).
"Ngritja Bullgare" do të vendosë në një këshill në çfarë formati do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme, njoftoi kreu i saj Stefan Janev.
Aktualisht Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) po hesht.Autoritetet rumune largojnë Calin Georgescu nga zgjedhjet presidenciale Calin Georgescu nuk do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Rumani në maj. Kandidatura e tij u anulua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas këtij..
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2024 u komentua nga forca të ndryshme parlamentare. Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nga GERB komentoi pyetjen se a ka rrezik për qeverinë dhe mazhorancën: "Një..
Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën në Xheda të Arabisë Saudite. Kjo duket qartë nga një postim i kryeministrit Rosen Zheljazkov në..