Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi me kroçera, adrenalina e lartë, opera mes shkëmbinjve – Bellogradçiku pret një vit të suksesshëm 2023

83 mijë bullgarë dhe 18 mijë mysafirë të huaj ka pritur Bellogradçiku gjatë vitit 2022, me të cilën qyteti piktoresk veriperëndimor pothuajse arriti vitin e suksesshëm turistik 2019, mësojmë nga nënkryetari i bashkisë Rosen Mlladenov. Gjithashtu, pas heqjes së kufizimeve sanitare në lidhje me Covid-19, ka pasur një rritje serioze të interesit të turistëve të lundrojnë me kroçera në lumin Danub, të cilat ankorohen në portin e Vidinit dhe qëndrojnë aty 24-orë për të eksploruar vendet interesantetë zonës.

“Këta janë turistë që lundrojnë me kroçera me program fiks, hipin në autobusë nga porti i Vidinit dhe mbërrijnë në Bellogradçik. Shumica e tyre vizitojnë kështjellën e Bellogradçikut si dhe Muzeun e Shkencave Natyrore, ndërsa për disa të tjerë organizohen edhe shëtitje jo të vështiratek shkëmbinjtë e Bellogradçikut.


Shumica e këtyre turistëve nga Australia, SHBA-ja, Evropa dhe Azia janë pensionistë. Për ta, ky program jo shumë i ngarkuar është mjaft i përshtatshëm. Por për këtë vit, tashmë kanë filluar të na vijnë kërkesa për përvoja më ekstreme, si kalërimi ose udhëtimet me ATV. Dhe kjo do të thotë se kërkesa për këto udhëtime po rritet dhe tashmë interes për ne po shfaqin edhe turistë shumë më të rinj të lundrimit me kroçera”, thotë Rosen Mlladenovi.

Gjallërimi më i madh në Bellograçik pritet të ndodhë në gusht, kur qyteti do të presë sërish një nga ngjarjet më të spikatura kulturore tek ne - festivalin "Opera e Majave".

Për të shijuar shfaqjet e mrekullueshme të Operës dhe Baletit të Sofjes, në sfondin e bukurisë magjike të shkëmbinjve, edhe këtë vit në Bellogradçik do të vijnë mysafirë nga Evropa, Azia, SHBA-ja dhe Amerika Latine, na e bën të ditur Rosen Mlladenovi. Në këtë rajon ka mundësi të shkëlqyera akomodimi në hotele të vogla familjare dhe bujtina. Por në këtë drejtim duket se ka më shumë për të dëshiruar:

Ndihen mungesa të vogla të shtretërve gjatë stinës së verës, sidomos gjatë kohës së festivalit “Opera e Majavedhe atëhere shumë nga vizitorët akomodohen në bashkitë fqinje, dhe ne si administratë bashkiake organizojmë transportin me autobus për shfaqjet“, shpjegon Mlladenovi.

Megjithatë, jashtë sezonit të ngarkuar, nuk është e vështirë të gjesh vende të lira në hotelet familjare lokale. Dhe vështirë se do të mjaftojë një fundjavë për të “provuar” të gjitha atraksionet që organizohen. Ja se cilat janë ato sipas Rosen Mlladenovit:

„Në Bellogradçik ofrohen fluturime me balona me ajër të ngrohtë, shëtitje me biçikleta malore, shëtitje ekstreme me ATV përgjatë rrugëve të caktuara, kalërim në fshatin Veshtica dhe kampe verore aventureske në fshatin Stakevtsi. Ndërsa për zonjat – foto me një fustan magjepsës mes figurave të mahnitshme shkëmbore dhe natyrës unike. Mund të shijohet dhe vera ekantinave lokale. Gjithashtu, kohët e fundit është e mundur të vizitohete ashtuquajtura Kisha e Kuqe në Manastirin e Borovishkit - tashmë atje ka një rishtar të përhershëm. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që këto janë iniciativa private që nuk mbështeten te shteti dhe dëshmojnë për një iniciativë zgjimi dhe në rritje në shoqërinë tonë.“- tha në përfundim nënkryetari i bashkisë së Bellogradçikut Rosen Mlladenov.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klima bullgare është e favorshme për zhvillimin e turizmit mjekësor

Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..

botuar më 24-09-10 9.36.PD

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..

botuar më 24-09-09 7.30.PD

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD