Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

4 persona kanë vdekur me Covid-19, po vëzhgohet një rënie në shifrat javore të pandemisë

Foto: arkiv

116 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit, krahasuar me 166 persona që ishte treguesi 7 ditë më parë. Rastet u rritën me 84 nga një ditë më parë. Mbi 60% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 2.2% e 5265 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 3% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg. Një javë më parë, përqindja ishte 3.1 për qind.

Rastet e regjistruara aktive janë ulur me 103 në 3270, ndërsa të martën e kaluar ishin 3451. Në spitale janë shtruar 45 të infektuar. 34 nga të sapo pranuarit ose 75.56% nuk ishin të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 12 në 323. Janë 42 të infektuar në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 4 persona me Covid të konfrmuar. Dy nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Të hënën janë shëruar 215, janë bërë 126 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD

Radhët në kufijtë midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk janë vetëm problemi ynë

Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..

botuar më 24-09-24 7.18.MD