116 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit, krahasuar me 166 persona që ishte treguesi 7 ditë më parë. Rastet u rritën me 84 nga një ditë më parë. Mbi 60% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 2.2% e 5265 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 3% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg. Një javë më parë, përqindja ishte 3.1 për qind.
Rastet e regjistruara aktive janë ulur me 103 në 3270, ndërsa të martën e kaluar ishin 3451. Në spitale janë shtruar 45 të infektuar. 34 nga të sapo pranuarit ose 75.56% nuk ishin të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 12 në 323. Janë 42 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 4 persona me Covid të konfrmuar. Dy nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Të hënën janë shëruar 215, janë bërë 126 vaksina.Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë..
Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, u hap Panairi i 78-të Ndërkombëtar Teknik. Gati 231 kompani - prodhues të drejtpërdrejtë dhe përfaqësues të shitjeve nga 25 vende - po marrin pjesë në forum, i cili do të zgjasë deri më 28..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm Atanas Illkov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, Pllamen Tonçev, nënshkruan një urdhër të përbashkët për..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..