Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të dyfishojmë vëllimin e të vetmes magazinë të gazit në Bullgari

Foto: bulgartransgaz.bg

Fillon projekti për zgjerimin e rezervuarit të vetëm të gazit në Bullgari - në Çiren, rajoni i qytetit  Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Kompania shtetërore “Bullgartransgaz” ia dha kontratën një konsorciumi që përfshin “Gllavbullgarstroj” në partneritet me kompani amerikane. Sipas planit, depoja duhet të zgjerohet në një kapacitet prej 1 miliard metër kub gaz, ndërkohë që aktualisht është gjysma e kësaj. Pajisjet ruse të viteve 70-të dhe 80-të do të zëvendësohen plotësisht nga ato amerikane. Projekti pritet të përfundojë në fund të vitit 2024. Vlera totale e investimit është rreth 600 milionë leva (300 milionë euro).

Aktualisht Çiren është rreth 80 për qind plot dhe gazi në të është me çmim të lartë, sepse u pompua në muajt me rritjet më të larta të çmimeve. Prandaj shmanget përdorimi i tij për konsum në vend.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qindra vullnetarë dhurojnë gjak për të lënduarit e tragjedisë së Koçanit

Gjashtë banorë të qytetit Koçani të Maqedonisë së Veriut po udhëtojnë drejt Spitalit “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak. Ata kanë grupin e rrallë të gjakut A, faktorin Rhesus negativ, i cili është i nevojshëm urgjentisht për një nga pacientët në..

botuar më 25-03-18 11.24.PD

Mbi 108 000 punëtorë nga 64 vende jashtë BE-së erdhën në Bullgari për 6 vjet

Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..

botuar më 25-03-18 10.27.PD

Ditë zie kombëtare në Bullgari, në kujtim të viktimave të Koçanit

18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi për këtë u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare shpreh ngushëllimet e..

botuar më 25-03-18 9.11.PD