"Dy burra dhe një sorrë, të mbyllur në një stuhi dëbore në fund të botës, përpiqen të zgjidhin një mister duke u zhytur në të ngadalë..."
Nga 20 janari në kinematë bullgare shfaqet filmi i ri bullgar "Janari", bazuar në dramën me të njëjtin emër të Jordan Radiçkov - shkrimtarit bullgar, dy herë i nominuar për Çmimin Nobel për Letërsinë, veprat e të cilit janë përkthyer në mbi 35 gjuhë.
Filmi është një bashkëprodhim midis Bullgarisë, Portugalisë dhe Luksemburgut dhe është debutimi në kinematografinë artistike për regjisorin Andrej Paunov, të cilin publiku në vendin tonë e njeh për historitë e tij të jashtëzakonshme dokumentare.
Filmi “Janari” takohet me publikun bullgar në muajin e parë të vitit, i cili jo rastësisht quhet “muaji i Radiçkovit”. Janari është edhe muaji i kinemasë bullgare, pasi ajo e feston ditëlindjen më 13 janar.
Vetë Andrej Paunov thotë për veprën e tij të re se ajo na tregon për atë që e befason secilin prej nesh - "frika nga e papritura, tensioni nga fakti se jeta është më e thellë, më e madhe dhe më komplekse sesa jemi të përgatitur të pranojmë, tmerri nga e keqja që ndoshta fshihet në çdo hap, i ftohti, errësira, hijet në secilin prej nesh për të cilat ne vazhdojmë të shpresojmë se nuk do të përballemi kurrë."
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..