Garuesit për të cilët do t’ju tregojmë sot nuk stërviten për qëndrueshmëri fizike, por shpirti i tyre sportiv u jep avantazh në garën në të cilën ata fituan një sukses të madh - finalen e Kampionatit Botëror të Debatit.
Ndoshta ekzistenca e një kampionati të tillë është befasi, por po, ka një garë të tillë. Dhe konkurrentët bullgarë janë në një nivel shumë të lartë. Kryeqyteti spanjoll Madrid priti një forum të ngjashëm (27 dhjetor - 4 janar), në të cilin morën pjesë më shumë se 250 ekipe nga e gjithë bota. Mes tyre ishin Nikollaj Angellov dhe Rumen Marinov, të cilët arritën në finale. Në kampionat morën pjesë edhe dy skuadra të tjera nga Bullgaria - Maria Maçeva dhe Biser Angellov arritën në çerekfinale, ndërsa skuadra e Alek Sellveliev dhe Velina Andonova u kualifikua në 1/8 e pjesshme.
Fillimisht, të gjitha skuadrat kalojnë në 9 raunde debatesh, pas së cilës bëhet renditja dhe fillojnë raundet e eliminimit, shpjegoi Rumen Marinov dhe i tregoi Radio Bullgarisë më shumë detaje rreth teknologjisë së kampionatit, ku garuesit mbrojnë ose hedhin poshtë një tezë të caktuar:
“Për secilën nga temat kishte dy skuadra “Kundër” dhe dy të tjera “Pro”. Çdo folës ka 7 minuta, duke filluar nga personi nga ekipi “Pro”, i ndjekur nga personi nga ekipi “Kundër”. Skuadrave u jepet tema e raundit përkatës të debatit 15 minuta para fillimit të tij. Pas përfundimit të të gjitha raundeve, skuadrat fituese grupohen sipas forcës. Skuadra jonë me Nikollaj Angellov u rendit në mesin e garuesve të fortë me shumë fitore. Ne arritëm t'i mposhtim ata dhe të kualifikoheshim në raundet e eliminimit".
Në finale, Nikollaj dhe Rumen u përballën me skuadra nga Filipinet, Izraeli dhe Britania e Madhe, duke mos pasur vetëm pak vota për të fituar konkursin. Filipinasit ishin fitues.
Debatet mbahen për një gamë të gjerë temash nga fusha të ndryshme – politika, historia, filozofia, teknologjitë e reja, inteligjenca artificiale dhe të tjera. Është kureshtare që për të marrë pjesë në një konkurs të tillë nuk është e nevojshme të kesh njohuri të thelluara në asnjë fushë, por vetëm bazën, së bashku me elokuencën, shpejtësinë dhe zgjuarsinë.
“Gjëja më e rëndësishme është që njeriu të jetë në gjendje të sintetizojë një vëllim të madh informacioni që është i kuptueshëm për palën tjetër – shton Rumen Marinov. - Është gjithashtu e rëndësishme që gjyqtari të kujtojë argumentet tuaja. Kjo zakonisht bëhet nga toni me të cilin flisni dhe nga efekti i tij tek ai. Një zotërim i mirë i gjesteve si dhe i gjuhës së trupit është gjithashtu i rëndësishëm për suksesin në një garë të tillë”.
Përveç pjesëmarrësve, Bullgaria kishte një përfaqësues të saj edhe në mesin e gjyqtarëve të kampionatit - Ani Kovaçeva.
“Gjyqtarët caktohen me ndihmën e një programi. Pas përfundimit të debatit, gjyqtari duhet të zgjedhë, bazuar në argumentet e shpjeguara dhe të strukturuara më mirë mbi temën, se cili ekip cilin vend zë në renditje. Zakonisht kjo ndodh në një diskutim me të paktën disa gjyqtarë të tjerë, domethënë, vendimi nuk është kurrë unanim. Ani ishte gjyqtare në 9 raundet, por nuk arriti të kualifikohet në eliminime, pasi merret me këtë hobi që prej pak kohe”, na shpjegoi Rumen Marinov, i cili punon si specialist i IT-së.
Në vendin tonë që nga viti 2011 ekziston organizata joqeveritare “Asociacioni debate Bullgaria”, në të cilën janë anëtarë të gjitha klubet e ngjashme nga shkollat dhe qytetet në mbarë vendin. Detyra e shoqatës për momentin është krijimi i një ekipi kombëtar të debateve, me të cilin anëtarët më të mirë të tij ta përfaqësojnë Bullgarinë në garat ndërkombëtare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / @debatebg
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..