Lidhur me pretendimet se Bullgaria ndihmonte fshehurazi Ukrainën, Ivan Ivanov, anëtar i Këshillit Kombëtar të BSP, tha para BNR se armët u shitën nuk u dërguan si mbështetje falas. Sipas Ivanovit, vendi ynë ka një kompleks industrial të armatimeve - që prodhon municion dhe armë, të cilat shiten nga kompanitë. Prandaj përgjegjësinë e kanë vetë kompanitë, sepse ato e kryen tregtinë. Nga ana tjetër, nëse kompleksi i armëve do të ndalonte së prodhuari dhe prodhimi i tij nuk do të tregtohej, shumë njerëz do të ishin pa punë.
BSP vazhdon të mbrojë pozicionin e mosndërhyrjes në armiqësitë midis Ukrainës dhe Rusisë. Prandaj, edhe në kohën e qeverisjes së koalicionit me kryeministrin Kirill Petkov, partia ishte kundër eksportimit të armëve nga Bullgaria drejtpërdrejt dhe pa pagesë në Ukrainë, sepse kjo kërcënon sigurinë kombëtare të vendit tonë. Ky qëndrim është ndër arsyet kryesore pse “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) nuk dëshiron të marrë pjesë në formimin e një qeverie me mandat të BSP-së. Iskren Arabaxhiev nga PP i tha BNR-së se partia e tij nuk mund të bëjë kompromise në lidhje me pozicionin për luftën në Ukrainë, si dhe në lidhje me eurozonën dhe reformën në drejtësi.
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..