Është planifikuar krijimi i një qendre kërkimore japonezo-bullgare, e cila do të zhvillojë produkte të reja qumështi dhe produkte të tjera që përmbajnë bakterin Lactobacillus bulgaricus. Këtë e kanë diskutuar në një takim Ministri i ekonomisë, Nikolla Stojanov, ambasadori i Japonisë në Bullgari, Hiroshi Narahira dhe përfaqësues të kompanisë "Meiji", të cilët ndodhen në vendin tonë për të diskutuar rreth projektit. Ai do të jetë i përbashkët me ndërmarrjen shtetërore "LB Bulgaricum".
Nisma është në lidhje me 50-vjetorin e daljes së kosit bullgar në tregun japonez. “Shpresoj që në ekspozitën botërore EXPO-2025 në qytetin japonez Osaka të kemi mundësinë të prezantojmë produktet e reja të qumështit të zhvilluara në qendrën tonë të përbashkët shkencore”, tha Stojanov.
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..