Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një komision do të hetojë nëse NEXO ka financuar parti bullgare

Foto: BGNES

Me unanimitet të plotë, deputetët vendosën krijimin e një komisioni të përkohshëm për të hetuar të gjitha faktet dhe rrethanat që lidhen me veprimtarinë e kompanisë NEXO për kryerjen e veprimtarive të mundshme të paligjshme, duke përfshirë struktura që financojnë terrorizmin dhe krimin e organizuar, si dhe financimin e partive politike në Bullgari. Propozimi është bërë nga GERB. Komisioni përbëhet nga 14 anëtarë, dy nga secili grup parlamentar. Afati i veprimtarisë së tij është 1 muaj. Kryetar i saj u zgjodh Daniell Mitov nga GERB.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 qershorin

E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Pasdite në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Në zonat malore dukuritë do të jenë intensive. Temperaturat..

botuar më 24-06-25 7.40.MD

Banka Bullgare për Zhvillim do të financojë industrinë tonë të mbrojtjes

Banka Bullgare për Zhvillim (BBR) po fillon financimin “pa limit” të industrisë së mbrojtjes në vendin tonë. Sipas ministrit teknik të inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov, kompleksi industrial ushtarak është një sektor strategjik për Bullgarinë..

botuar më 24-06-25 6.11.MD

Zjarret në vend janë afro 200 në ditë

Që nga fillimi i muajit ka pasur afro 200 zjarre në ditë. Sipas kryekomisarit Aleksandër Xhartov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës”, trendi i rritjes së incidenteve vazhdon dhe faktori kryesor janë..

botuar më 24-06-25 5.04.MD