Bullgaria nuk u shiti apo ofroi vendeve të NATO-së avionë Su-25 të destinuara për Ukrainën. Këtë e bën të ditur Ministria e Mbrojtjes në përgjigje të një publikimi të agjencisë Bloomberg. Publikimi i Bloomberg citon uebsajtin holandez të analizës së mbrojtjes Oryx sipas të cilit Ukraina mori 14 avionë Su-25 “të blera nga Bullgaria nga vendet anëtare të NATO-s dhe të dorëzuara në Ukrainë”. Megjithatë, Bloomberg specifikon se të dhënat nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Dy vjet më parë, Bullgaria riparoi 8 avionë sulmues Su-25, njëri prej të cilëve humbi në një aksident stërvitor. Në vendimin përfundimtar të Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor nga dhjetori, nuk shkruhet se vendi ynë do të sigurojë avionë luftarakë dhe pajisje të rënda, por vetëm armë të lehta dhe municione. Megjithatë, tema e sigurimit të mjeteve të blinduara dhe komplekseve raketore kundërajrore u diskutua gjatë vizitës së ministrit të mbrojtjes Dimitër Stojanov në Ukrainë vitin e kaluar. Ministria e Mbrojtjes përjashtoi opsione të tilla për shkak të mungesës së pajisjeve zëvendësuese për ushtrinë bullgare.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..