Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një këngë popullore bullgare tingëllon sërish në një film pretendues për Oscar

Foto: Facebook /The Banshees Of Inisherin

Në fillim të shkurtit publiku bullgar do të shohë premierën e filmit "The Banshees of Inisherin" me regji të Martin McDonagh. Filmi është ndër favoritët për çmimin Oscar, me aktorët Colin Farrell dhe Brendan Gleeson. Në festivalin e Venecias, produksioni fitoi çmimet prestigjioze për skenarin më të mirë për McDonagh, si dhe për aktorin më të mirë për Colin Farrell. Filmi u nominua gjithashtu për tetë çmime Golden Globe (përfshirë filmin më të mirë - muzikal ose komedi, regjisorin më të mirë dhe skenarin më të mirë).

“The Banshees of Inisherin” fillon në një mënyrë të papritur për ne bullgarët. Teksa personazhi i Colin Farrell ecën, nga afër dëgjohet kënga "Polegnalla e Todora" (“Është shtrirë Todora”) në interpretim të korit "Misteri i Zërave Bullgarë".

Kënga e bukur popullore është aranzhuar nga Filip Kutev për interpretim nga një kor folklorik polifonik dhe është një nga këngët popullore bullgare më të njohura në botë. Teksti i saj është veçanërisht poetik. Bëhet fjalë për një vajzë të quajtur Todora. Një fllad thyen një nga degët e pemës së ullirit, nën të cilën ajo është duke fjetur. Vajza zgjohet dhe i ankohet erës se ajo ka zgjedhur momentin më të keq të mundshëm për t'ia ndërprerë gjumin, sepse në këtë moment ajo e ka ëndërruar të dashurin e saj, duke i ofruar asaj një tufë lulesh, me ... një unazë të artë mes luleve.

Folklori origjinal bullgar është përdorur edhe herë të tjera në filma të suksesshëm. Vokalet karakteristike për Bullgarinë, interpretuarnga Radka Varimezova, tingëllojnë në filmin e njohur fantastik të regjisorit James Cameron "Avatar" - një nga produksionet kinematografike më të suksesshme të të gjitha kohërave me 9 nominime për Oscar.

Kënga popullore bullgare "Pllanino, Stara Pllanino" e kompozitorit Stefan Dragostinov është sfondi i peizazheve të bukura nënujore në filmin dokumentar "Takime në fund të botës" të regjisorit Werner Herzog. Interpretimi është i korit të grave të ansamblit folklorik "Filip Kutev"

Zëra nga kori bullgar i Londrës dëgjohen në produksionin e Hollywoodit "Troy" (“Troja”) , si dhe në filmin "The Virgin Queen" (“Mbretëresha e Virgjër”) për jetën e Elizabeth I.

Kënga emblemë e trevës sonë folklorike trake "Prituri se Pllaninata", interpretuar nga kori me famë botërore "Misteri i Zërave Bullgarë", është përfshirë në filmin "Jesus of Montreal " (“Jezusi i Montrealit”) (1989). Performanca e tyre, por e një kënge tjetër të mrekullueshme popullore bullgare - "Zajdi, zajdi, jasno sllënce", tingëllon edhe në fund të filmit amerikan "300".

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook /The Banshees Of Inisherin




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD