Dy sindikatat më të mëdha Konfederata e Sindikatave të Pavarura dhe “Podkrepa” po protestojnë para godinës së Kuvendit Popullor në mbrojtje të sigurisë energjetike të vendit. Ata janë të pakënaqur me angazhimin në Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë për të ulur emetimet e karbonit me 40 për qind deri në fund të vitit 2025 në krahasim me nivelet e 2019-ës dhe po kërkojnë që termocentralet e qymyrit të funksionojnë të paktën deri në vitin 2038.
Deputetët dolën te protestuesit. Para kësaj, parlamenti votoi një vendim që detyron qeverinë të ndryshojë Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes. Sipas deputetëve, kjo është e mundur pasi Komisioni Evropian njohu ndryshimin e situatës gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë dhe lejoi rinegocijimin e projekteve nga plani RePowerEU.
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova propozoi që grupi parlamentar MEÇ të rikthehet me ndryshim në rregullore ose me vendim të parlamentit. "Ka një popull të tillë" (ITN) propozoi të paraqesë një projekt të një vendimi të tillë. “Nesër..
Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh hapi konferencën "Turizmi bullgar dhe anëtarësimi i Bullgarisë në еurozonë", organizuar nga Bordi Kombëtar i Turizmit. Ministri theksoi rolin kyç të turizmit për ekonominë bullgare dhe vuri në dukje se hyrja..
Vendi ynë u bashkohet proceseve inovative në mbrojtjen evropiane me zhvillimin e teknologjisë nënujore të krijuar për të mbrojtur zhytësit ushtarakë, njoftoi kryetarja e përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari, Jordanka Çobanova. Gjithashtu..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..