Këshilli i Ministrave miratoi lidhjen e një marrëveshjeje midis “Bullgargaz” dhe kompanisë turke “Botash”, e cila siguron aksesin e “Bulgargaz” në terminalet për rigazifikimin e gazit natyror të lëngshëm dhe transferimin e tij të mëvonshëm në territorin e Bullgarisë për periudhën 01.01.2023 - 31.12.2035. Efekti pozitiv i nënshkrimit të marrëveshjes dhe kontratës së mëvonshme për furnizimin e gazit natyror me kompaninë turke shprehet në sigurimin afatgjatë të kapacitetit për rigazifikimin dhe ruajtjen e gazit natyror të lëngshëm për nevojat e klientëve të operatorit bullgar të gazit në masën deri në 1.3 miliardë metër kub në vit, sipas shërbimit të shtypit të qeverisë.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..