Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Botërore uli pritshmëritë e saj për rritjen ekonomike të botës dhe të Bullgarisë

Foto: BGNES

Rritja ekonomike e Bullgarisë në vitin 2023 do të jetë 1,7%, parashikon Banka Botërore në një raport të ri. Rritja e pritshme është ulur nga parashikimi i rritjes prej 2.6% i shpallur në qershor. Për Evropën Lindore, parashikimi i fundit është për rritje prej 1.1 për qind.

Rritja globale në vitin 2023 do të ngadalësohet "rrezikisht afër" recesionit, sipas institucionit të kreditit, i cili ka ulur pritjet e tij ekonomike për shkak të inflacionit të lartë, rritjes së normave të interesit dhe luftës në Ukrainë.

Një "ngadalësim i mprehtë dhe i zgjatur" ka të ngjarë të shtyjë rritjen globale në 1.7 për qind, gjë që është gati gjysma e ritmit të parashikuar më parë dhe ndër më të dobëtit në dekada, bëri të ditur institucioni me bazë në Uashington.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD