Ndërpritet kontrata me kompaninë që kryente dezinfektimin e Pikës Kufitare “Kapiten Andreevo”. Këtë e njoftoi ministri teknik i bujqësisë Javor Geçev pas inspektimit të shërbimit të kamionëve në kufi. Për momentin situata në pikën kufitare është e qetë dhe nuk ka radhë kamionësh.
Ministri bëri të ditur se një kompani shtetërore do të marrë përsipër dezinfektimin e makinave në pikën kufitare, ndërsa për kompaninë e ardhshme do të jenë përgjegjëse disa institucione dhe ministri. “Qëllimi është që shteti ta menaxhojë procesin. Ky është edhe vullneti i presidentit Rumen Radev”, shpjegoi ai.
Një inspektim i kryer në verën e vitit 2022 tregoi se gjatë viteve, dhjetëra milionë leva kishin rrjedhur në kushte të paqarta në kompanitë private që kryenin dezinfektimin dhe kontrollin sanitar në kufirin me Turqinë. Më pas shteti u zotua të rimarrë kontrollin e kufirit.
Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit ndryshime legjislative për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, njoftoi ministri Krasimir Vëllçev. Tekstet do t'u paraqiten deputetëve në maj ose qershor. “Dhe për momentin kemi ndalimin e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..