Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i dorëzoi Turqisë 2940 monedha kontrabandë të shekullit II-I para Krishtit

Foto: customs.bg

Nga Bullgaria në Turqi u dorëzuan 2940 monedha antike të ndaluara nga doganierët e pikës kufitare Kapitan Andreevo dhe të shpëtuara nga trafiku i kontrabandës.

Monedhat antike u sekuestruan më datën 12 qershor të vitit 2018 gjatë kontrollit doganor të një kamioni që po hynte nga Turqia në Bullgari, i drejtuar nga një shtetas turk. Kjo është një gjetje kolektive e monedhave prej bronzi nga qyteti antik i Amisos, sot qyteti i Samsunit, i vendosur në rajonin lindor të Detit të Zi të Turqisë. Ato datohen nga shekulli II-I para Krishtit. Mbi monedhat individuale të lashta janë të rikrijuara Zeus, perëndesha e fitores Nike, perëndia e luftës Ares, gjithashtu Athena, Dionisi dhe hyjni të tjera.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U pastrua ndotja me mazut në bregdetin e Varnës

Ndotja e bregdetit të qytetit Vrana me mazut tashmë u pastrua. Edhe në ujin e detit nuk ka asnjë lëndë nafte, sipas rezultateve të inspektimit të komisionit të caktuar me urdhër të guvernatorit të qarkut. Megjithatë, topa të vegjël të mazutit gjenden..

botuar më 25-04-03 9.19.PD

Parlamenti voton sot mosbesimin ndaj qeverisë

Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..

botuar më 25-04-03 4.50.PD

Parashikimi i motit për 3 prillin 2025

Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.  Temperaturat..

botuar më 25-04-02 7.35.MD