Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aeroporti i Sofjes nuk e ka arritur ende trafikun e para pandemisë Covid

Foto: BGNES

Aeroporti i Sofjes u shërbeu pak më shumë se 6 milionë pasagjerëve në vitin 2022, njoftoi aeroporti. Kjo është dukshëm më shumë se vitin e kaluar, por mbi 1 milion më pak se në 2019, viti i fundit para pandemisë Covid.

Vitin e kaluar, në linjat e rregullta ndërkombëtare kanë udhëtuar 5 461 290 persona, ose 17 për qind më pak në krahasim me vitin 2019. Nga Sofja drejt qyteteve tona bregdetare kanë fluturuar 232 260 pasagjerë, që është një rënie prej rreth 18%. Pasagjerët nga fluturimet çarter për vitin 2022 shënuan një rritje prej më shumë se 15% dhe janë 250 521.

Destinacionet më të vizituara këtë vit janë Londra - mbi 400 000 njerëz, Frankfurt - mbi 140 000 dhe Vjena me afërsisht të njëjtin numër pasagjerësh.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, drejtimi i të dhënave demografike po ndryshon

Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e qeverisë nga raporti për zbatimin e strategjisë së zhvillimit demografik..

botuar më 24-09-29 10.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD