Muzika nga Monk and More – projekti prej autori i pianistit dhe kompozitor të njohur bullgar të xhazit Mario Stançev, do të prezantohet më 10 janar, në një nga hapësirat e koncerteve të Operës së Lionit. Projekti do të performohet nga Mario Stantçev Trio e Re Bullgare, e cila përfshin Mario Stançev, Hristo Jocov (bateri) dhe Dimitër Karamfillov (kontrabas).
Projekti, në të cilin Mario Stançev i bën homazh muzikantit të paimitueshëm amerikan të xhazit Thelonious Monk, duke ndërthurur idetë e tij dhe të veta muzikore, është i njohur për publikun bullgar që nga viti 2020, kur u regjistrua në Studion e Parë të BNR-së. Ai u prezantua edhe në Plovdiv, ndërsa filmi që u xhirua gjatë koncertit në Bee Bop Cafe, tashmë mund të shihet edhe në rrjetet sociale.
Programi ka një “skenar” të përbashkët, ka një vijë lidhëse midis pjesëve të Monkut dhe të miave - shpjegon Mario Stançev në një intervistë për Radio Bullgarinë, të cilën mund ta lexoni në faqen tonë të internetit. Për koncertin e radhës, bashkatdhetari ynë, i cili prej dekadash jeton dhe krijon në Francë, ndan: “Jam shumë i lumtur që do të kemi mundësinë të prezantojmë muzikën tonë në Operën e Lionit. Koncertet e organizuara aty u kushtohen projekteve jo standarde të pianos. Jam gjithmonë i lumtur kur luaj me kolegët e mi bullgarë, të cilët janë muzikantë të mëdhenj dhe miq.”
Një nga pjesët që do të dëgjohet nga publiku në Lion është “Blue Monk” në ekzekutim të muzikantëve Mario Stançev, Hristo Jocov dhe Dimitër Karamfilov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..