Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një gazetar maqedonas është ndërmjetës i propagandës ruse në mediat bullgare

Hristo Grozev
Foto: BGNES

Nga 150 deri në 300 euro vlejnë publikimet me pagesë të shërbimeve ruse në mediat bullgare, pohon gazetari i Bellingcat, Hristo Grozev. “Shuma jo shumë të mëdha çojnë në ndikim të rëndësishëm në vetëdijen publike në Bullgari, gjë që nuk duhet të ndodhë. Darko Todorovski është ky gazetar maqedonas... Ai nuk është një gazetar i vërtetë, por një korrespondent që merr detyra nga Rusia dhe përmes rrjetit të tij në Bullgari arrin t'i botojë këto shkrime”, tha Grozev për Nova TV. Ai shtoi se nuk mund të thotë me siguri se ka agjentë rusë në parlamentin bullgar, por përsëriti se ata janë të shumtë në jetën publike.

Grozev ndodhet në Los Anxhelos për prezantimin e një filmi dokumentar për Aleksej Navalni dhe pret që brenda pak ditësh të mësojë nëse filmi “Navalni” do të nominohet për “Oskar”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aeroporti i Burgasit hap sezonin veror me fluturime të reja drejt destinacioneve evropiane

30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe destinacione të reja – mbi 70 rrugë, deri në më shumë se 20 vende. Pritet një rritje dyshifrore e trafikut..

botuar më 25-03-30 4.15.PD

Bullgaria po kalon në orën verore astronimike – çfarë na sjell kjo?

Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..

botuar më 25-03-29 5.00.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona..

botuar më 25-03-28 7.30.MD