Një kompani bullgare, prodhuese satelitësh, njoftoi lëshimin me sukses në orbitë të nanosatelitit Platform-2. Nanosateliti bullgar fluturoi në orbitën e Tokës në fluturimin e parë orbital të vitit 2023 realizuar nga kompania SpaceX e Elon Musk, së bashku me 113 satelitë të tjerë nga 24 vende.
Sipas informacioneve nga 24 orët e fundit, në vitin 2023 është planifikuar të lëshohet në hapësirë sateliti bullgar i telekomunikacionit BalkanSat, i cili duhet të ofrojë shërbime për sektorin publik dhe privat përmes sistemit BalkanSat 30B. Rrjeti do të sigurojë komunikime në territorin e Bullgarisë dhe do të mund të përdoret nga administrata shtetërore dhe komunale, ministritë e forcës, siguria nga zjarri, mbrojtja civile, spitalet dhe të tjera.Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..