Në një ceremoni të shkurtërPresidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë për formimin e qeverisë grupit të dytë parlamentar më të madh në parlamentin e 48-të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
“Ne po e propozojmë akademikun Nikollaj Denkov për kandidat për kryeministër”, tha kryetari i grupit parlamentar të “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Andrej Gjurov.
Besoj se do ta shfrytëzoni kohën për të kërkuar mbështetjen e nevojshme nga forcat e tjera politike dhe do të ktheheni me një mandat të plotësuar, tha Radev.
“Po e pranoj këtë mandat të dytë me vetëdijen e qartë se detyra është jashtëzakonisht e vështirë”, u përgjigj kandidati për kryeministër. “Shumë njerëz madje thonë se është e pamundur. Por ne jemi të bindur se duhet të bëjmë gjithçka që duhet për të formuar një qeveri. Shumë probleme janë grumbulluar, shumë reforma janë vonuar dhe ne kemi nevojë për një qeveri që do t'i bashkojë njerëzit dhe do t'i zgjidhë problemet e tyre. Kjo është arsyeja se pse ne kemi ndryshuar qasjen në përgatitjen dhe zbatimin e këtij mandati. Ne i kemi shfrytëzuar festat për të përcaktuar 4 synime kombëtare që besojmë se i bashkojnë njerëzit dhe formacionet politike dhe për të bërë një listë aktivitetesh që, nëse kryhen në vitin 2023, do të na afrojnë me përmbushjen e këtyre synimeve kombëtare dhe do të rivendosin besimin e njerëzve në politikanë. Në diskutimin e këtyre qëllimeve dhe zbatimin e tyre u përfshinë 3 formacione - "Bullgaria Demokratike", Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe "Ngritja Bullgare", tha Denkov.Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..