Ekspozita në Fakultetin Juridik në Beograd, me titull "Krimet kundër popullatës civile në Serbi nën okupimin bullgar /1915-1918/" është e drejtuar kundër Bullgarisë, ka një qëllim të qartë propagandistik dhe nxit nacionalizëm ekstrem.
Kështu ka deklaruar shefja e Drejtorisë “Evropa Juglindore” në MPJ, Vanja Andreeva, në një bisedë me Slavica Paniç, drejtuese e përkohshme e Ambasadës së Serbisë në Bullgari.
Sofja ka shprehur shqetësim të fortë për tezat e paraqitura në ekspozitë, të drejtuara kundër Bullgarisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. "Ne e pranojmë organizimin e saj si pjesë të agjendës së qarqeve të caktuara që punojnë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis Serbisë dhe Bullgarisë," paralajmëroi Andreeva.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..