Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katërfishim i të sapoinfektuarve me Covid-19, 7 veta kanë vdekur

Foto: Pixabay

286 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve u rrit me 213 nga një ditë më parë. Mbi 60.8% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 8.1% e 3525 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6% të treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive u ul me 135 në 3828. 80 të infektuar u shtruan në spitale. 65 nga të sapopranuarit ose 81.25% nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me 11 në 358. Janë 32 të infektuar në terapi intensive.

Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh vdiqën 7 persona me Covid të konfirmuar. Të gjithë personat e vdekur nuk ishin imunizuar. Të enjten u shëruan 414 veta. Janë administruar 198 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Takoni kukullat" në Teatrin e të rinjve më 22 mars

Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..

botuar më 25-03-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..

botuar më 25-03-21 7.40.MD

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD