Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rajna Manxhukova: Po rivendosim kontaktet tona me komunitetet bullgare në mbarë botën, të cilat po ndryshojnë vazhdimisht

Skollat e së dielës në rajonin Zaporozhie janë të mbyllur, ato në pjesët e lira të Ukrainës punojnë me prani të nxënësve ose online

Foto: BGNES

Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit po përcjell një vit të mbushur me sfida të një natyre të llojllojshme. Institucioni vazhdon të mbështesë dhe të organizojë nismat e tij tradicionale që synojnë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit. Konkurset e esesë dhe vizatimit me temën “Bullgaria”, “Spartakiada” dhe “Folkloriada”, të orientuara për brezin më të ri të bullgarëve në botë - fëmijët, vazhdojnë të gëzojnë interes të madh nga bullgarët e talentuar në të gjitha anët e botës.

Drejtoresha ekzekutive Rajna Manxhukova siguroi se do të vijnë edhe të reja, qëllimi i të cilave është formimi dhe thellimi i dialogut me të rriturit, të cilët së shpejti do të bëjnë zgjedhjen e tyre nëse do të kthehen në vendin tonë apo do të qëndrojnë jashtë vendit. Dhe çmimet dhe certifikatat e dorëzuara nga Agjencia, bashkatdhetarët tanë jashtë vendit i presin me emocion të veçantë, si mirënjohje nga Atdheu për aktivitetet apo arritjet e tyre.

Në një konferencë të posaçme për shtyp kushtuar punës së Agjencisë për Bullgarët jashtë Shtetit, drejtoresha e saj Rajna Manxhukova theksoi nevojën për t’iu qasur punës me bullgarët në Ukrainë me shumë kujdes.

“Isha dëshmitare e kritikave të qytetarëve në rrjetet sociale se Agjencia nuk bën asgjë, por e vërteta është se jo të gjitha gjërat që bëjmë në këtë drejtim mund dhe duhet të bëhen publike. Mendoj se është më e rëndësishme që bashkatdhetarët tanë në Ukrainë të dinë se ne po bëjmë diçka për ta. Ne mbajmë kontakte me organizata, individë të veçantë, me këdo që na është drejtuar me një kërkesë për ndihmë specifike. Ne gjejmë një mënyrë për të ndihmuar.”

Situata me bullgarët tavrianë, të cilët janë nën pushtimin rus në Ukrainë, është komplekse. Shkollat ​​e së dielës në rajonin Zaporozhie janë aktualisht të mbyllura, është e ndaluar të mësohet gjuha bullgare, theksoi Manxhukova: “Megjithatë, ne kemi kontakte me ta dhe jemi të gatshëm në çdo moment, kur kjo të jetë e mundur, të rifillojmë punën me ta. Shumë janë donatorët e programeve të financimit të shkollave dhe në momentin kur kjo do të jetë e mundur, aktivitetet do të rivendosen”, shtoi ajo. Shkollat ​​bullgare të së dielës në pjesët e lira të Ukrainës funksionojnë ballë për ballë ose në internet, në varësi të faktit nëse ato kanë strehimore për bomba dhe aftësinë për të evakuuar shpejt dhe në mënyrë të sigurt nëse është e nevojshme.

Shndërrimin e Agjencisë nga shtetërore në ekzekutive dhe kalimin në vartësi të Ministrit të Punëve të Jashtme, Manxhukova e vlerëson si një hap në drejtimin e duhur, që lehtëson ndjeshëm punën me komunitetet bullgare jashtë vendit.

“Deri më tani, njerëzit merreshin kryesisht për vërtetimin e origjinës bullgare dhe komunikimi me bashkësitë dhe organizatat tona në mbarë botën, me gjithë diversitetin e tyre, nuk ishte i njohur për ta - thekson Manxhukova. - Filluam të rivendosnim kontaktet me ta, por edhe t’i studionim përsëri, pasi ata, si çdo gjë tjetër, zhvillohen dhe ndryshojnë sipas rregullave të tyre. Secili prej komuniteteve tona në mbarë botën ka nevojë për një qasje specifike ndaj tij, për përcaktimin e prioriteteve specifike në punën me ta. Retorika e “nënës – njerkës”, “e kemi borxh dhe ata na kanë borxh” është e vjetërsuar. Ashtu siç ne kemi nevojë për bullgarët në mbarë botën, ashtu edhe ata kanë nevojë për ne.”

Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të mbajmë të gjalla marrëdhëniet mes komuniteteve tona dhe Agjencisë - vetëm duke i njohur problemet e tyre, ajo mund të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje në nivel të institucioneve shtetërore dhe pushtetit legjislativ në vendin tonë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Facebook/ Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD