Më 26 dhjetor në fshatin Sennik të komunës së qytetit Sevlievo, do të shënohet 130 vjetori i lindjes së mundësit bullgar Donço Kolev Denev, i njohur si Dan Kollov. Lule do të vendosen para monumentit të mundësit në fshat, njofton komuna.
Dan Kollov lindi më 26 dhjetor 1892. Në vitin 1909 vajti për në Shtetet e Bashkuara.Aty ai merrej me punë të rënda fizike dhe kohën e lirë ia kushtonte mundjes joprofesionale. Karriera e tij sportive profesionale filloi vonë - në vitin 1917, kur ai ishte tashmë 25 vjeç.
Ai u zhvillua me sukses në mundje të stilit “keç”, e cila në atë kohë zëvendësoi mundjen klasike në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1936, Dan Kollov mori titullin kampion evropian dhe rripin e diamantit nga francezi Henri Deglain, duke u bërë kampioni i parë evropian i Bullgarisë në mundje.
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...