Një ditë para Krishtlindjeve, njerëzit në nevojë morën pako bujare me produkte ushqimore nga këngëtarët, nismëtarë të fushatës “Ji Njeri”. Në këtë fushatë morën pjesë dhjetëra donatorë, të cilët arritën të lumturojnë mbi 50 persona, që jetojnë vetëm, dhe familje të varfra në Bansko. Një prej bamirësve ka siguruar kondicionerë për një familje të moshuar dhe do të paguajë faturat e energjisë elektrike gjatë gjithë dimrit.
Në Pleven, studentët organizuan një pazar bamirësie tre-ditore me suvenirë të punuar me dorë nga njerëzit në qendrat sociale. Fondet e grumbulluara do të mbështesin institucionet sociale.
Kolendarët nga fshati Elenovo i Nova Zagorës vendosën që mjetet e mbledhura nga këndimi i këngëve nëpër shtëpi t'i dhurojnë nismës "Krishtlindjet Bullgare" ose ndonjë kauze tjetër të mirë.
Falë fushatës komunale "Dhurata nga zemra" në Burgas, mbi 500 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe të pafavorizuara morën dhurata për Krishtlindje. Në edicionin e njëmbëdhjetë të fushatës, këtë vit, morën pjesë më shumë se 100 donatorë, ndërsa dhuratat u zgjodhën sipas listës së përgatitur nga fëmijët.
Në Dobriç, 120 të moshuar, familje jashtëzakonisht të varfra dhe persona me aftësi të kufizuara morën donacione, falë iniciativës së Klubit të Valleve Popullore “Korrësit” dhe Fondacionit “Zemra e Mëshirshme”. Në grumbullimin e produkteve ushqimore, të cilat arritën një ton, morën pjesë edhe tre shkolla të qytetit, si dhe qindra vullnetarë, të cilët morën pjesë edhe në shpërndarjen e pakove. Fushata “Buka e përbashkët” organizohet për të katërtin vit radhazi, ku sasia e produkteve ushqimore të grumbulluara dhe numri i pjesëmarrësve po rritet vazhdimisht.Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..
Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare..
Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar..
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe..