Një ditë para Krishtlindjeve, njerëzit në nevojë morën pako bujare me produkte ushqimore nga këngëtarët, nismëtarë të fushatës “Ji Njeri”. Në këtë fushatë morën pjesë dhjetëra donatorë, të cilët arritën të lumturojnë mbi 50 persona, që jetojnë vetëm, dhe familje të varfra në Bansko. Një prej bamirësve ka siguruar kondicionerë për një familje të moshuar dhe do të paguajë faturat e energjisë elektrike gjatë gjithë dimrit.
Në Pleven, studentët organizuan një pazar bamirësie tre-ditore me suvenirë të punuar me dorë nga njerëzit në qendrat sociale. Fondet e grumbulluara do të mbështesin institucionet sociale.
Kolendarët nga fshati Elenovo i Nova Zagorës vendosën që mjetet e mbledhura nga këndimi i këngëve nëpër shtëpi t'i dhurojnë nismës "Krishtlindjet Bullgare" ose ndonjë kauze tjetër të mirë.
Falë fushatës komunale "Dhurata nga zemra" në Burgas, mbi 500 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe të pafavorizuara morën dhurata për Krishtlindje. Në edicionin e njëmbëdhjetë të fushatës, këtë vit, morën pjesë më shumë se 100 donatorë, ndërsa dhuratat u zgjodhën sipas listës së përgatitur nga fëmijët.
Në Dobriç, 120 të moshuar, familje jashtëzakonisht të varfra dhe persona me aftësi të kufizuara morën donacione, falë iniciativës së Klubit të Valleve Popullore “Korrësit” dhe Fondacionit “Zemra e Mëshirshme”. Në grumbullimin e produkteve ushqimore, të cilat arritën një ton, morën pjesë edhe tre shkolla të qytetit, si dhe qindra vullnetarë, të cilët morën pjesë edhe në shpërndarjen e pakove. Fushata “Buka e përbashkët” organizohet për të katërtin vit radhazi, ku sasia e produkteve ushqimore të grumbulluara dhe numri i pjesëmarrësve po rritet vazhdimisht.Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..
Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..
Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..
Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të..
Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje..
"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë..