Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mund të dërgojë zyrtarisht armë në Ukrainë

| rinovuar më 22-12-23 3.04.MD
Foto: BGNES

Dekreti për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë është shpallur në “Fletoren Zyrtare” dhe tashmë vendi ynë mund të dorëzojë armatimet e përshkruara në një listë konfidenciale të Ministrisë së Mbrojtjes. Me nxjerrjen e dekretit, presidenti Rumen Radev refuzoi kërkesën e BSP-së që kreu i shtetit të vërë veton ndaj Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bullgarisë dhe Ukrainës për furnizimin me armë. Sipas ministrit në detyrë të mbrojtjes, Dimitër Stojanov, transporti do të kryhet me nëntë avionë transportues ushtarak amerikanë. Ndërkohë, në një konferencë, zëvendësministrja e mbrojtjes Katerina Gramatikova deklaroi se asnjë armë e vetme nuk është dërguar në Ukrainë para shpalljes së dekretit.

Shefi i Mbrojtjes Adm. Emill Eftimov njoftoi se operacioni logjistik për ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën është duke u zhvilluar.

Grupet parlamentare të BSP dhe “Vazrazhdane” i paraqitën Gjykatës Kushtetuese një kërkesë për shpalljen jokushtetuese të vendimit për dhënien e ndihmës ushtarake dhe ushtarako-teknike Ukrainës, pasi u grumbullua numri i kërkuar i firmave për kërkesën. Më herët sot liderja e BSP-së, Kornelija Ninova i bëri thirrje presidentit Rumen Radev që të shpjegojë se pse ka nxjerrë një dekret për dërgimin e armëve në Ukrainë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD

Pushon së punuari termocentrali i dytë më i madh me qymyr në vendin tonë

Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...

botuar më 25-03-31 3.42.MD