Prej shekujve pritja e Vitit të Ri është mes momenteve më të rëndësishme në traditën bullgare. Kjo nuk është thjesht një ndërrim i kalendarit, por një kufi, i cili duhet të kalohet me një varg ritesh dhe traditash. Ato fillojnë me ditët e para të muajit dhjetor dhe vazhdojnë pothuajse deri në fund të janarit–kohë, e konsideruar si një kalim nga errësira drejt dritës, nga kaosi drejt rendit të ri.
Në ditën e parë të muajit janar është darka e fundit е bekuar në kalendar. Por në ndryshim nga dita e Shën Ignat Hjymbajtësit dhe të natës përpara lindjes së Krishtit, kur në tavolinë vihet vetëm gjellë pa mish, në tavolinën festive me rastin e Vitit të Ri dikur patjetër duhej të ishte e pranishme koka e derrit ose ndonjë gjellë tjetër xhelatinoze, e përgatitur nga mishi i derrit të Krishtlindjes. Besohet se sa më e pasur është tavolina, kaq bollëk më të madh do të sjellë viti i ardhshëm. Byreku me kësmete, i përgatitur në vitin e vjetër, prihet në orët e para të Vitit të Ri. Dikur gratë kanë vënë dhe degëza të vogla thane– nga një për çdo një anëtar të familjes. I kanë caktuar për - shëndet, dashuri, martesë e të tjera.
Më 1 janar është dhe festa kishtare, e cila i kushtohet Shën Vasilit të Madh, të quajtur tek ne Vasiljovden /dita e Shën Vasilit/. Në traditën bullgare, dita ka disa emra - Vasill, Vasiljovden, Surva, Surovaki.
Si në të gjitha momentet nga kalendari folklorik, në ditën e Shën Vasilit kryhen dhe praktika me karakter falli. Është përhapur tradita “lladuvane”, sipas së cilës vajzat e reja kuptojnë nëse do të martohen gjatë vitit të ardhshëm dhe me kë. Tufa me lule me unaza të lidhura pas tyre lihen të qëndrojnë gjatë gjithë natës në një enë me ujë të heshtur.
Në mëngjes vajzat mblidhen, i nxjerrin tufat një nga një dhe këndojnë këngë të shkurtra riti, në të cilat përshkruhen zanate të ndryshme dhe profesione. Kureshtare është se kjo traditë është e ruajtur në shumë fshatra dhe bëhet dhe sot.
Mbase riti më rezistues festiv është “survakane”, i cili në praktikë asnjëherë nuk ka pushuar të ekzistojë.
Në disa fshatra dhe qytete më të vogla, ku që të gjithë njerëzit njihen, grupet e survakarëve shkojnë nëpër shtëpitë gjatë gjithë natës në prag të Vitit të Ri. Më shpesh fëmijët i rrahin supet e të afërmve, të njerëzve nga farefisi dhe fqinjët, të cilët u dhurojnë atyre para, fruta e kështu me radhë. Në varësi nga rajoni dhe urimet e thëna kanë përmbajtje të ndryshme, por kuptimi i traditës kudo është i njëjti - të sjellë shëndet dhe mirëqenie. Duke i prekur me survaçkat e zbukuruara, survakarët thonë:
Surva, surva Vit i Ri, vit i gëzueshëm,
Një tufë me grurë të artë në fushë, një mollë e kuqe në kopsht,
Një kallam i artë misri në pyll, një kokërr e madhe rrushi në vresht,
Koshere të mbushura me mjaltë, zogj të vegjël përreth!
Të jetë i lumtur dhe i nderuar Viti i Ri, deri mot, deri në
“Surva, Gëzuar Vitin e Ri”
Përpiloi: Allbena Bezovska
Foto: arkiv, knigovishte.bg, hitrinibg.com
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..