Është festë - rast për të pasur një humor të mirë, të cilit i shtojmë edhe muzikën e këndshme të tre kompozitorëve dhe interpretuesve të talentuar të xhazit - Borisllav Petrov, Ljudmill Krumov dhe Vlladimir Kërparov, të cilët i kemi dëgjuar në një sërë projektesh të përbashkëta. Gjëja që i lidh ata me njëri tjetrin është edukimi që kanë marrë, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, përvoja skenike në zhanre të ndryshme, si dhe dashuria për xhazin dhe folklorin bullgar. Ndërthurjen e dy traditave muzikore, të lindura në një mjedis kulturor krejt tjetër, ata e quajnë sfidë, përplasje kulturore, rrugëtim në treva të ndryshme muzikore. Për ta është një burim i pashtershëm frymëzimi dhe idesh, të cilat i gjejmë edhe në projektet e tyre të reja të prezantuara në vitin 2022.
"Be-Bop-Hop-Trop" është albumi i tretë i grupit "Xhazanica", i krijuar nga bateristi Borisllav Petrov në vitin 2008 në Holandë si një projekt studentor, gjatë studimeve të tij në Amsterdam. Përbërja aktuale e grupit përfshin Zhivko Vasilev - fyell, Borisllav Iliev - kitarë dhe tambura, si dhe bashkëpunëtorët e vjetër muzikorë të Borisllav Petrovit - Dimitër Ljolev - saksofon dhe Mihaill Ivanov - kontrabas. Programi i albumit u prezantua në Festivalin “A to JazZ” dhe koncerti u filmua dhe u transmetua nga televizioni francez Mezzo. “Sinqerisht shpresoj se edhe adhuruesit më të zjarrtë të bebop-it do të duan të hidhen dhe kërcejnë vallet popullore bullgare gjatë dëgjimit të albumit, të cilin e kam lënë të nënkuptohet nëpërmjet shprehjes “hop-trop”, thotë Borisllav Petrov, autor i të gjitha këngëve në albumin. Për miqtë e Radio Bullgarisë, muzikanti zgjodhi titullin shumëngjyrësh “Prash djegës”.
Muaj më parë prezantuam premierën e "Përplasje kulturore - Nga Danubi deri në Misisipi" – albumit të ri të Ljudmill Krumov, i cili prej vitesh jeton në Holandë. Kitaristi virtuoz është edhe producent i këtij projekti, i cili përfshin Orkestrën e Vogël Bullgare të Folk Jazz-it. Përveç tij, grupi përfshin Pejo Peev - gadullka, Zhivko Vasilev - fyell, Vasill Haxhigrudev - bas, Teodor Petkov - piano, Borisllav Petrov - bateri. "Unë shoh" një anije të vogël që niset nga vendi ynë, me ritmet dhe meloditë karakteristike, vazhdon përmes harmonisë evropiane për të mbërritur në Misisipi dhe xhazin e Nju Orleansit, bi-bop-in e Nju Jorkut... dhe anasjelltas." - fjalë të Ljudmillit nga intervista e tij për Radio Bullgarinë.
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..
Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas ai u shfaq..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e..