Vendpushimi "Maljovica" në Rilla pret mysafirët e tij dimërorë me një Qendër Mësimore të rinovuar dhe Muzeun e Alpinizmit, i cili është i organizuar në tre seksione tematike, mësojmë nga botimi online bgtourism.
Seksioni i parë i jep përparësi historisë dhe jetës në Kampin Qendror Alpin, veçanërisht në vitet e para të tij, pasi viti 2022 është viti i përvjetorit të shkollës malore vendase. Një rubrikë e veçantë në muze i kushtohet “alpinistit të shekullit” Hristo Prodanov, i cili nga 10 prilli 1985 deri më 1 janar 1992 ishte patron i shkollës. Vizitorët gjithashtu mund të mësojnë për disa nga arritjet më të rëndësishme të alpinizmit bullgar, kryesisht nga periudha e hershme e tij (deri në pushtimin e Everestit në 1984 nga Hristo Prodanov).
“Maljovica është një vend historik, për të kaluarën e të cilit duhet të dinë brezat e ardhshëm. Jemi në një vend, historia e të cilit është e lidhur me alpinizmin bullgar”, tha menaxheri i kompleksit, Janko Avramov, në hapjen zyrtare të muzeut dhe qendrës arsimore të rinovuar, që u bë ditë më parë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..
I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..
558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi të reja. Ata janë përzgjedhur për të marrë një kartë udhëtimi falas nga fushata DiscoverEU...