Ministri i Energjetikës Rosen Hristov dhuroi 18 gjeneratorë për qytetin ukrainas të Bollgradit, ku 70 për qind e popullsisë janë bullgarë etnikë. Sipas banorëve, në qytet ka vetëm dy orë energji elektrike në ditë, ndërsa në fshatrat e afërta nuk ka energji elektrike prej ditësh. Gjeneratorët do të shfrytëzohen edhe për spitalin lokal. Aktiviteti i donacioneve u organizua nga Ministria e Energjetikës dhe u financua nga kompanitë e Holdingut Energjetik Bullgar në përgjigje të kërkesës së shoqërisë “Shenjtor Kirill dhe Metodij”, Bollgrad, me kryetar Ivan Pollovnjuk. Ministri vizitoi edhe shkollën e mesme, ku mësojnë 500 fëmijë me prejardhje bullgare. Për momentin, procesi mësimor atje zhvillohet me turne - 250 fëmijë personalisht, aq sa është kapaciteti i strehës së bombave dhe po aq në distancë. Çdo dy javë grupet e fëmijëve ndryshojnë.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..