Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dr. Pajam Forgani nga Australia – Bullgaria është një tokë shpirtërore, por mungon solidariteti dhe besimi

Për të, Bullgaria është vendi i ëndrrave të realizuara. Pse? Sepse që në moshë të re ai dëshironte të bëhej dentist pa e menduar se për këtë do t'i duhej të kalonte në anën tjetër të globit.

Foto: arkiv personal

Dr. Pajam Forgani /Payam Forghani/ ka lindur 26 vjet më parë pranë ... Antarktidës, ose më saktë në qytetin Hobart në ishullin Tasmania - pjesa më jugore e Australisë. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Canberra, i riu Pajami aplikoi për stomatologji. Por e ngelën në provimin pranues për në universitet. “Dentistja jonë e familjes në Camberra ishte bullgare dhe atëherë ajo më këshilloi të studioja për stomatologji në Bullgari. Por unë nuk dija asgjë për këtë vend. Pyeta edhe miqtë e mi dhe ata mendonin a ishte në Rusi apo diku atje?” - kujton Pajami.

Kështu, një dimër të ftohtë 8 vite më parë, Pajami u gjend në Sofje dhe në momentin e parë ra në ... depresion. “I ftohtë i madh, rrugica të errëta, rrugë të tmerrshme, alfabet i ndryshëm. Nuk dija të lexoja, nuk kuptoja asgjë, shumica e njerëzve nuk dinin anglisht, tronditja kulturore ishte shumë e fortë”, kujton dentisti i ri. Më pas filloi të merrte mësime private në Institutin për Studentë të Huaj dhe mësoi bullgarishten në vetëm 6 muaj. Në Universitetin Mjekësor të Sofjes, Pajami e gjen veten në një mjedis kozmopolit. Rezulton se shumë të huaj, si ai, kanë zgjedhur të studiojnë në Bullgari.

Studimi, veçanërisht për stomatologjinë këtu, është në një nivel shumë të lartë”, - thotë Pajami, i cili aktualisht është i specializuar në ortodonci. Çfarë mendon ai për bullgarët? Përgjigja e tij mund t'ju habisë:

Si fillim këtu njerëzit janë më të ftohtë, më vështirë krijojnë miqësi. Nuk është si në Australia apo Perëndim – kur ecën nëpër rrugë dhe të buzëqeshin. Unë kështu jam mësuar të buzëqesh, ndërsa njerëzit këtu mendojnë "Ky nuk është mirë, çfarë ilaçesh merr?". Mirëpo, sapo e kalon këtë pengesë, ata bëhen shumë të afërt me ty, tamam si një familje. Gjëja tjetër është se bullgarët nuk dinë të gëzohen me lumturinë e të tjerëve dhe gjithmonë kërkojnë të krahasohen me fqinjët e tyre. Por brezi i ri ka filluar të ndryshojë dhe nuk është më kështu”.

Me sa duket, doktor Pajam Forgani është i vetëdijshëm për veçoritë e mentalitetit bullgar. Ai pohon se këtu ndihet më mirë se në vendlindjen e tij në Australi, udhëton pothuajse çdo fundjavë nëpër Bullgari, komunikon me njerëzit. “Këtu çdo qytet apo fshat ka monumente, eko-shtigje, tempuj. Dhe kështu mund të njohësh historinë e bullgarëve. Një histori shumë e vështirë, prandaj jeni kaq të fortë”, - thotë Pajami.

Por pse jemi kaq skeptikë dhe gjithmonë të pakënaqur?

“Për mendimin tim, këto janë shenja që ka lënë historia bullgare. Gjatë socializmit bullgarët mashtroheshin shumë, prandaj dyshojnë në gjithçka që dëgjojnë. Edhe sot e kësaj dite, ata pranojnë se të gjithë i gënjejnë, gjithçka është një mashtrim. Por njerëzit duhet të fillojnë t'i besojnë njëri-tjetrit, të jenë më të bashkuar. Situata aktuale në Bullgari është vërtet e vështirë, por ju keni kaluar kohë më të vështira. Dhe ajo që ju mungon është solidariteti. Sepse ankesat në Facebook dhe ankimet nëpër klube me një gotë raki nuk do të ndihmojnë. Bullgari gjithmonë thotë “Gjithçka varet nga politikanët, nga shteti...”, por sipas meje ndryshimi duhet të fillojë nga ne, nga mentaliteti ynë”.


Ka shumë fuqi shpirtërore në Bullgari, mjafton të vizitosh liqenet e Rillës, Rupite apo shtëpinë e Vangës për ta ndjerë këtë fuqi, thotë Dr. Pajam Forgani dhe e mbyll duke thënë: “Kur takon njerëz në mal, të cilët në qytet janë zakonisht të vrenjtur dhe të pakënaqur, atje ata të buzëqeshin dhe janë të gëzuar – kjo tregon që ka një lloj energjie në ajër, ka diçka të thellë, diçka shpirtërore në Bullgari që ne duhet ta vlerësojmë dhe ta mbrojmë."

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv i Pajam Forganit




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bullgare me çmimin prestigjioz Global Lifetime Achievement Women in Tech 2024

Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..

botuar më 24-11-19 3.31.MD
Matina Genkova - Mpofu

Në botën e librave për fëmijë të Matina Genkova-Mpofu

"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..

botuar më 24-11-09 10.35.PD
Llazo Nestori

Llazo Nestori nga Shqipëria: Të jesh bullgar është krenari dhe emër i madh!

Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..

botuar më 24-10-31 7.30.PD