Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu Historik Kombëtar hapi një ekspozitë me gjetjet arkeologjike të vitit 2022

Foto: president.bg

Në prani të Nënpresidentes Ilijana Jotova, Muzeu Historik Kombëtar hapi një ekspozitë me arritjet arkeologjike të studiuesve nga Departamenti i Arkeologjisë në Muze. Në fjalimin e saj, Nënpresidentja theksoi se ekspozita na bën që të ndihemi bullgarë krenarë, trashëgimtarë të qytetërimeve të lashta. Sipas Jotovës, nëse njeriu nuk e njeh historinë dhe nuk e di se nga ku ka nisur, nuk mund të njohë të tashmen dhe nuk mund të ndërtojë të ardhmen e Bullgarisë. Në këtë drejtim, Nënpresidentja theksoi se arkeologjia ka nevojë për më shumë vëmendje dhe fonde, sepse nuk mund të luftojmë me sukses rishkrimin e historisë nëse nuk e dimë dhe nuk e vërtetojmë me fakte.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD

Prokuroria Evropiane kreu kontrolle në katër qytete për mashtrim të dyshuar me fonde evropiane

Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..

botuar më 24-11-22 1.15.MD
Rumen Radev

Investimet në njerëz dhe partneritetin janë çelësi për të ardhmen

Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..

botuar më 24-11-22 11.06.PD