219 janë rastet e reja me koronavirus në Bullgari, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ.
5.13 për qind nga 4272 analizat e kryera janë pozitive, pra rastet aktive në vendin tonë janë 4577.
Janë 387 persona të infektuar në spital, dhe 32 në repartet e kujdesit intensiv.
140 pacientë u shëruan, 5 persona me koronavirus vdiqën dhe 60% e tyre nuk ishin të vaksinuar.
Numri total i vaksinave të administruara gjatë 24 orëve të fundit është 271.
Të gjitha rajonet e Bullgarisë janë të vendosura në të ashtuquajturën “zonë blu” për përhapjen e infeksionit, që nënkupton mungesën e masave kufizuese ndaj objekteve të ndryshme arsimore, sportive dhe tregtare. Megjithatë, rekomandohet mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura, veçanërisht në ambientet mjekësore, transportin publik etj., mbajtja e distancës dhe dezinfektimi i shpeshtë i duarve.Ministri i jashtëm Georg Georgiev bisedoi në telefon me homologun e tij izraelit Gideon Saar. Diplomati i parë i Izraelit shprehu ngushëllimet për të afërmit e bullgarit të vdekur në Gaza. Saar shpjegoi se sipas ushtrisë izraelite, incidenti tragjik..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..
Të enjten në orën 11.01. pranvera astronomike po vjen. Temperaturat minimale do të jenë minus 5 dhe 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e paradites do të ketë kushte të uljes së dukshmërisë vende-vende në fusha. Gjatë ditës do të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..